KURSET PËRGATITORE
Përgatitu në "Wisdom" për provimet ndërkombëtare të SAT, TOEFL (iBT), FCE, CAE, IELTS dhe Maturën Shtetërore.
Zgjidh midis:
Kurseve në grup dhe individuale
Seancat në grup organizohen me rreth 6/9/12 persona. Grupet janë të ndara sipas moshës dhe nivelit të aftësive. Megjithatë, mund të ndjekësh orët edhe individualisht, me një nga mësueset e Wisdom.
Pagesa
Çfarë ka më shumë rëndësi, është të mësosh. Pagesa mund të kryhet edhe me këste.
Kurset në grup
Kohëzgjatja 6 muaj
Numri i seancave: 65
Orari: 3 herë në javë/90 minuta
Kurset individuale
Ne e dimë se jo të gjithë mësojnë njëlloj dhe çdokush ka një model që funksionon më mirë për të. Prandaj në Wisdom, ti e vendos sesi mëson!Programo planin më të mirë mësimor për ty nëpërmjet kurseve tona individuale. Vendos kush do të jetë mentori yt shoqërues, zgjidh orarin më të përshtatshëm dhe numrin e seancave përgjatë javës. Të mësosh nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë.