Çdo moment i ditës përmban një skemë të thjeshtë komunikimi. Përgjatë 24 orësh, ne realizojmë qindra mijëra si këto skema të vogla me rëndësi të madhe. Komunikimi na shoqëron kudo.
Në botën e globalizuar, ai është jetik. Gjuhët e huaja janë primare. Mësimi dhe praktikimi i tyre janë të rëndësishme për këdo. Prandaj ne ju vijmë në ndihmë.
Ne jemi Qendra e Gjuhëve të Huaja “Wisdom”, një komunitet me përvojë që prej vitit 2002 në mësimdhënie cilësore dhe mësimnxënie efektive.
Ne praktikojmë metodat më të mira të studimit, me literaturë të përzgjedhur dhe interaktivitet teknologjik. Programet tona janë ndërtuar me qëllim që të stimulojnë të gjitha shqisat duke të tërhequr vëmendjen në mënyrë konstante, duke ndërthurur tekstin, imazhin, formatet audio dhe video.
Qëllimi ynë është të vëmë në jetë dëshirën tënde për të mësuar duke të mbështetur në çdo hap.
Zgjidh Qendrën e Kurseve Wisdom! Të mësosh te ne është një kënaqësi më vete.
400+
studentë frekuentues çdo vit
80%
e studentëve marrin nivelin B2 - C1 në provimet ndërkombëtare
STAFI

Faleminderit që na besoni këtë detyrë fisnike.