Summertime, Wisdomtime!

Wisdom Team të ofron udhëtimin perfekt të verës.

Kursi veror është një traditë e përvitshme e Qendrës Wisdom me qëllim për të mësuar anglishten dhe vizituar dy vendet më të mëdha anglishtfolëse; USA dhe UK.

Për plot dy javë, së bashku me mësueset e Wisdom, do të vizitosh një nga kampuset më të bukura të Europës, pikat më të famshme turistike të Anglisë dhe të rinj nga e gjithë bota. Kursi i parë i këtij viti organizohet në Chelmsford, Angli.

Kursi i dytë të çon në Iona college, New York City

Writtle College, Chelmsford

Ky kolegj është themeluar më 1893. Me një hapësirë prej 220 hektarësh, ai u siguron studentëve akomodim komod, fusha sporti, palestër, mensë etj. Kolegji është i vendosur në qytetin e Chelmsford, i njohur për arkitekturën viktoriane dhe atraksionet turistike. Vetëm 50 km larg Londrës, është një zonë urbane shumë e qetë dhe njëkohësisht shumë afër me Londrën dhe Liverpoolin. Kampusi është i rrethuar nga peisazhe piktoreske dhe parqe e muze në çdo cep të tij.

Iona College, New York City

Universiteti Iona i vendosur në New York City është një ndër më të mirët e Amerikës Veriore. I ndërtuar në 1940, ai ka një larmishmëri prej 60 programesh studimi dhe pret rreth 4000 studentë nga i gjithë globi çdo vit. Kampusi i Iona College është ndër më të mirët në Shtetet e Bashkuara dhe organizon rreth 450 aktivitete në vit për stafin dhe studentët.

Nëse nuk e di çdo të bësh këtë verë, por je gati për pak aventurë, regjistrohu tani!

Si mund të aplikoj?

Hapi i parë për t`u bërë pjesë e kursit veror është organizimi i një provimi për kalimin e gjuhës. Shkollat pritëse bëjnë të ditur kriteret e tyre për të kaluar provimin dhe më pas ai zhvillohet në ambjentet e Wisdom. Pasi vërteton nivelin e dijeve, ti bëhesh zyrtarisht pjesë e kursit veror.

  1. html cleaner
    Mosha e pjesëmarrjes 10-17 vjec
  2. Word to html
    Mosha e pjesëmarrjes 12-18 vjec
Pagesa për grupe deri në 5 veta
UK: 2150 paund për grupe deri në 5 veta
USA 4200 Euro për grupe deri në 5 veta
  1. html cleaner
    1-15 Korrik 2019
  2. Word to html
    03 korrik 2019 - 17 korrik 2019
Pagesa për grupe mbi 5 veta
UK: 2000 paund për grupe me 5+ veta
USA: 4000 Euro për grupe me 5+ veta

Çfarë përfshihet?

  • 20 orë mësimore/ 4 orë anglisht çdo ditë
  • Akomodimi dhe tre vaktet gjatë ditës
  • Bileta e avionit vajtje-ardhje dhe transfertat nga aeroporti
  • Sigurimi shëndetësor gjatë dy javëve të kursit
20229387_1420593267989452_6020585738281722448_n
1517976604

Aktivitetet

  • Ceremonia e mirëseardhjes

  • Disko
  • Karaoke nights
  • Movie nights
  • Gaming Nights
  • Talent show
  • Masquerade Ball
  • Sport Academy dhe Dance Academy
  • Ceremonia e largimit

Ekskursionet

Ekskursionet jashtë kampusit do të jenë të shumta. Gjatë dy javëve do të vizitosh Cambridge, Whitstable, Chelmsford dhe spotet më të famshme turistike të Londrës si: Buckingham Palace, London Eye, Big Ben etj.

Në kursin veror në New York do të vizitosh: Brooklyn Bridge, Chinatown, Coney Island Beach, Rockefeller Plaza, Times Square, Statue Of Liberty, Wall Street, një udhëtim 2 ditor në ujvarën e Niagarës etj.

wd

Afati i regjistrimeve zgjat deri më 30 Prill 2019.

# TIRANË DURRËS:
Prefix 042200063 052234608
Mob 0676022736 0698574106